Policia jep detaje për therjen me thikë e të miturit në Deçan, ja se si ndodhi

Më datë 08 gusht 2022 rreth orës 14:40, Policia është informuar për njё rrahje nё fshatin Shaptej –Deçan.

Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, aty është informuar se dy (2) persona nga i njëjti fshat (tё mitur), janë rrahur mes veti, dhe si pasojë e rrahjes njëri ёshtё dërguar nё emergjencë për tretman mjekësor.

Sipas viktimёs deri sa ishte duke qëndruar nё njё lokal afёr shtёpisё se tij, i dyshuari ka ardhur dhe fillimisht e ka provokuar e mё pas e ka grushtuar dhe ne njё moment ka filluar ta godas me mjet tё mprehtë (brisk) viktimën.

I dyshuari ёshtё larguar nga vendi i ngjarjёs ne drejtim tё panjohur.

Pas njё pune operativo-hetimore, ёshtё arrestuar i dyshuari, i njëjti pas intervistimit me vendim tё Prokurorit tё shtetit ndalohet pёr 24 orё.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *