Sot një nga të ftuarit e emisionit “Pardon My French” me Jonida Aliçkollin dhe Elona Duron, ka qenë gazetari dhe njëkohësisht ish-banori i shtëpisë së “Big Brother VIP”, Ronaldo Sharka. Sigurisht ai ka folur rreth eksperiencës në shtëpinë më të ndjekur në Shqipêri, teksa ndër të tjera është shprehur i lumtur me versionin e tij që njerëzit kanë arritur të shohin Dhe ka treguar se pas daljes nga shtëpia është pritur mjaft mirë.
“Njerëzit kishin krijuar një imazh për mua dhe në media kryesisht por edhe nga publiku që ky Ronaldo është tip ngacmuesi, negativi, arroganti, ndërsa aty njohën një Ronaldo të ëmbël që nuk ofendon, që nuk do t’i lëndojë të tjerët.” – tha Sharka, duke shtuar edhe një koment për mënyrën si ka zgjedhur të sillet në program:
“Jo, unë mendoj që aty nuk zgjedh askush të bëjë asgjë. Aty njerëzit dalin siç janë sepse ti mund të zgjedhësh një rol por nuk mund ta mbash 24/24 është tërësisht e pamundur.”
Po ashtu ai ka folur edhe për faktin që gjatë kohës kur ndodhej në shtëpi, ka arritur që falë “intervistave” të tij spontane, të nxirrte për publikun disa sekrete e detaje që jo shumë persona i dinin për banorët, përfshirë këtu edhe një rrëfim të Tea Trifonit rreth historisë së saj të famshme të dashurisë në “Për’puthen”.
“Ne përgjithësisht shumë gjëra i dimë, por më ka surprizuar Tea, kur ka qenë një bisedë e natës vonë dhe i thashë “Kush i nxorri fotot e tua me Beartin?” dhe ajo thjeshtë thotë: Unë. Nuk e di a e keni kapur këtë momentin. Po tha që i nxora unë, Bearti mezi po priste që t’i nxirrja ndërsa dhe Andi ishte pak a shumë në dijeni. E shikoni sa intervista kam bërë unë aty brenda.
Unë nuk e kuptoj realisht se çfarë e shqetësoi kaq shumë Tean. Realisht nuk arrij ta kuptoj se si mund të flasë një njeri për gënjeshtra kur gënjeshtra jote është gati-gati pothuajse aq e rëndë sa ajo që bëjnë personat e tjerë. U mashtrua një Shqipëri e tërë me një histori fallso dashurie, dhe aty flitet për gënjeshtra kjo është më e tmerrshme akoma.”- u shpreh gazetari i njohur.