Një ish-shofer i autobusëve, Nimon Krasniqi ka rrëfyer ngjarjen e asaj dite e cila do të përfundonte pothuasje tragjikisht për të.
“Unë së bashku me Sahit Mushicën, Rexhep Zeqiri, Tefik Latifi, Rexhep Basholli edhe disa shokë tjerë bisedonim se çka do të bënim atë ditë. Unë thash do ta marr autobusin, e do e nisi prej xhamisë së llapit. Aty më pas filluan trazirat, dukej si luftë”, ka thënë ai në emisionin “n’Demos”.
Krasniqi ka rrëfyer se gjatë vozitjes, i janë afruar dy shqiptar, të cilët po ndiqeshin nga policia serbe, shkruan GazetaDemos.
Njëri nga policë serbë, ish i burgosuri politik thotë se e ka zvarritur nga Hotel Grandi e deri tek udhëkryqi ku tani ndodhet katedralja “Nënë Tereza”.
Se çfarë ka ndodhur më vonë, mund të ndiqni në videon më poshtë: