Ndërsa publiku ka parë me kureshtje darkën e mbrëmshme mes Olta Gixharit dhe Efit Dhedhes, dy vajzave që ishin kthyer javën e fundit në rivale, gati armike brenda shtëpisë së “Big Brother”, për Luiz Ejllin ajo cka ndodhi dhe cfarë pritet të ndodhë pas bisedës së tyre private duket se do të jetë dicka shqetësuese.
Në fakt në rrjetet sociale vihet re se pavarësist se biseda mes aktores dhe ish-konkurentes së “Për’puthen” ishte e mbushur me debat, mbajtje qëndrimesh dhe disa herë tone të larta, në fund Efit “u zbut” ndaj Oltës dhe ndryshoi mendim për të. Në këtë linjë mendimi është edhe Ejlli, që i ka ndarë shqetësimet e tij fillimisht me Kiara Titon dhe më pas edhe me Bjordin mëngjesin e sotëm e që duket gati i sigurtë se e ka humbur “aleaten” e tij të deritanishme në lojë.
Kështu, këngëtari fillimisht ka ngritur pyetjes nëse Efin ka arritur ta “përdredhë” Olta.