Shuma që i kërkoi festivalit shqiptar në Zvicër u cilësua marramendëse, Loredana ka një përgjigje për të gjithë!

Loredana Zefi ka qenë kryetemë ditën e djeshme.

Reperja shqiptare megjithëse jeton në Zvicër, nuk ishte e pranishme në festivalin ‘’Alba Fest’’ ku pjesë morën disa nga emrat më in të momentit në muzikën shqiptare.

E pyetur mbi arsyet e mungesës së saj Loredana i ka rënë drejt.

Ajo në Instagram ka zbuluar se do duhej të paguhej 120 mijë euro që kjo të ndodhë.

Një çmim i tillë kaq i lartë nuk është dëgjuar më herët mes artistëve shqiptarë për vetëm një performance dhe kjo bëri që të përflitej kudo.

Pas lajmeve Lori është përgjigjur në mënyrën e saj duke publikuar një fotografi ku shihet me një shumë të majme parash në duar.

Si duket, Loredana ka dashur të rikujtojë se ajo ka mjaftushëm para edhe pse festivali nuk ia dha shumën që ajo kërkoi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *