Shtyhet sërish afati për regjistrimin e popullsisë

Është shtyrë sërish regjistrimi i popullsisë në Kosovë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë kryeministri Kurti në mbledhjen e Qeverisë.

I paraparë të niste në shtator, e pastaj i shtyrë sërish për në nëntor, kryeministri Kurti tha se Qeveria e Kosovës ka vendosur sërish për shtyrjen e regjistrimit të popullsisë, duke vendosur kështu që ky proces të realizohet në periudhën prej 5 prillit deri më 17 maj.

Regjistrimi i fundit i popullsisë në Kosovë është bërë në vitin 2011, ku nga ky proces, numri i përgjithshëm i banorëve në Kosovë llogaritet të jetë rreth 1,8 milion banorë.

Në këtë regjistrim nuk ishin përfshirë banorët e komunave me shumicë serbe në veri të Kosovë (Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut), pasi në atë kohë ata kishin refuzuar procesin.

Gjatë regjistrimit është thënë se do të jenë aktiv në terren rreth 3 mijë regjistrues, por që do të ketë edhe një numër rezervë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *