I shumëkërkuari i drejtësisë, Ervis Martinaj, i njohur ndryshe dhe si “mbreti i lojërave të fatit”, prej më shumë se një muaji është bërë kryefjalë e medieve pas zhdukjes në mënyrë misterioze.
Është marrë peng dhe është vrarë apo ka bërë një zhdukje të inskenuar?
Përgjigjien e kësaj pyetje Policia nuk e ka dhënë ende, teksa pretendon se do flasë vetëm kur të ketë prova dhe fakte.
Ai njihej dhe për shoqërinë me vajzat seksi të showbizit, ku vetëm dy ditë para se të zhdukej, u filmua nga kamerat e sigurisë së kaloi natën me një miss në një hotel të njohur në qytetin e Durrësit.
Së fundmi, pas fotos në një klub të njohur +18 në Dusseldorf të Gjermanisë, i quajtur “FKK- und Saunaclub Oceans”, është publikuar një tjetër foto e Ervis Martinajt.
I shumë kërkuari i drejtësisë, dhe deri më tani i zhdukuri, Ervis Martinaj shfaqet në një vend të gjelbëruar, ndërsa është i veshur me një xhup dhe duket se koha është e vrenjtur.
Ende nuk dihet koha dhe vendi i saktë se kur është bërë kjo foto, ndërsa policia vijon të mos ketë një përgjigje për fatin e Vis Martinajt.