Ministri Armend Mehaj në profilin e tij në rrjetin social ‘Facebook’ ka ndarë një postim me anë të së cilit shkruan: “Shtohen nënoficerët-liderë të certifikuar të togjeve në rradhët tona”.
Mehaj ndër të tjerash shton se përveq kursit për sniper në KDS është përmbyllur me sukses të lartë edhe certifikimi i një gjenerate të re me realizimin e kursit të avancuar të liderit.
Postimi i plotë:
Shtohen nënoficerët-liderë të certifikuar të togjeve në radhët tona!
Krahas Kursit për Sniper, në KDS është përmbyllur me sukses të lartë edhe certifikimi i një gjenerate të re me realizimin e Kursit e Avancuar të Liderit.
Ky kurs realizohet mbi bazën e modelit të edukimit të Ushtrisë Amerikane dhe ka për qëllim zhvillimin e njohurive dhe ngritjen e aftësive profesionale të nënoficerëve për Udhëheqës togu dhe Rreshter togu.
Vazhdojmë tutje drejt sukseseve të radhës!
/Neutral/