Një shtetas gjerman është arrestuar pasi në veturën e tij gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar 24 pistoleta, vetura dhe 650 euro.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 23:30 në pikën kufitare Merdar.
Po ashtu bëhet e ditur se në lidhje me rastin janë kryer bastisje si janë arrestuar edhe dy të dyshuar dhe janë sekuestruar tre telefona dhe një DVR.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.