Shtëpi në vlerë gjysmë milioni, para në bankë dhe kredi për të shlyer – Pasuria e ministrit Armend Mehaj

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, e ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. 

Mehaj në emër të tij ka deklaruar një shtëpi në vlerë 500 mijë euro, kurse në emër të prindërve një shtëpi në vlerë 120 mijë euro, një shtëpi tjetër në vlerë 100 mijë euro, dhe dy banesa po ashtu në emër të prindërve, njëra në vlerë 50 mijë euro, kurse tjetra në vlerë 37 mijë euro.

Para të gatshme të ruajtura në bankë ka deklaruar 8 mijë e 900 euro dhe disa të tjera krone norvegjeze.

Ministri Mehaj ka deklaruar se ka edhe detyrime financiare, para që ka marrë për blerjen e shtëpisë.

image 35

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *