Të shtëna me armë në një lokal në Ferizaj, arrestohet i dyshuari

Në një lokal në Ferizaj mbrëmjen e së enjtes dikush ka shtënë me armë zjarri dhe është larguar nga vendi.

Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka nisur hetimet dhe kërkimin e personit të dyshuar.

“Me datën 14.07.2022 në ora 22:30, Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se, në një lokal në rrugën ‘12 Qershori’ në Ferizaj një person kishte shtënë me armë zjarri dhe ishte larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në komunikatën e PK-së.

Pas një pune hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, intervistimit të dëshmitarëve, policët hetues kanë arritur të identifikojnë personin e dyshuar dhe në orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme, sipas policisë, i dyshuari me inicialet L.V., 20 vjeçar, është paraqitur në stacionin e policisë në Ferizaj dhe ka dorëzuar edhe armën e zjarrit (pistoletë) të cilën dyshohet se e ka përdorur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *