Prokuroria e ZPS-së, ka paraqitur para turpit gjykues zonat që sipas aktakuzës pretendohet se janë kryer krimet e luftës nga ish-krerët e UÇk-së.
Prokurori Matthew Halling ka thënë se këto zona ishin: Zona e Drenicës, Pashtrikut, Dukagjinit, Llapit, Nerodimes dhe Karadakut.
“Zona Drenicës e krijuar në pranverë të vitit 1998. Komandant i parë ishte Sylejman Selimi, pastaj Azem Syla, Sami Lushtaku dhe Sabit Geci. Zona e dytë ishte zona e Pashtrikut e krijuar në verë të vitit 1998.”
Në këtë zonë ndodhej numri më i madh i qendrave të ndalimit të përmendura në aktakuzë.
“Zona e tretë është zona e Dukagjinit. Komandant ishte Ramush Haradinaj. Do të merrni sërë provash të nivelit të kontrollit në këtë zonë nga ai. Kemi një vend krimi që shfaqet në këtë zonë në Jabllanicë.
Zona e katërt është ajo e Llapit, komandant i zonës ishte Rrustem Mustafa i njohur si Remi.
Zona e pestë është ajo e Nerodimes, kjo drejtohej nga Shukri Buja.
Zona e gjashtë ishte ajo e Shalës, komandant Rrahman Rama dhe zona e Karadakut, komandat ishte Ahmet Isufi”.