Shtatë persona shoqërohen në Polici pas rrahjes në aeroportin e Prishtinës

Policia e Lipjanit i ka shoqëruar shtatë persona pas një rrahjeje në aeroportin “Adem Jashari”.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se dy persona kanë pësuar lëndime dhe kanë marrë trajtim mjekësor.

“Sot kemi pranuar informatën për një rrahje në APN, ku kanë qenë të përfshirë disa persona, prej të cilëve dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtëve u është ofruar trajtim i nevojshëm mjekësor”, tha Ahmeti.

“Lidhur me këtë rast nga njësitet policore të Lipjanit në stacion janë shoqëruar shtatë persona që dyshohet se kanë qenë të përfshirë në rrahje”, shtoi ajo

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *