Shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës bëhen bashkë: Mashtrojnë të moshuarën greke dhe i marrin …

Një grup shqiptarësh me origjinë nga Shqipëria e Kosova kanë mashtruar një 61-vjeçare nga Selaniku duke i marrë 76.500 euro.

Sipas mediave greke grupi i shqiptarëve prezantoheshin te qytetarët si teknikë të një kompanie ndërkombëtare kontabiliteti me pretekstin se ofronin shërbime për mbrojtjen e llogarive të tyre bankare nga viruset.

Në këtë mënyrë shqiptarët fitonin akses në celularët apo kompjuterët e tyre dhe pastaj nëpërmjet instalimit të aplikacioneve të tjera kryenin mashtrimet.

Shqiptarët dyshohet se janë të përfshirë në raste të ngjashme mashtrimi në mbarë botën. Rasti është duke u hetuar nga punonjësit e Policisë së Departamentit të Sigurisë Pylaia Chortiatis dhe shqiptarët akuzohen për organizatë kriminale, mashtrim kompjuterik dhe aksesi i paligjshëm në të dhëna.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *