Shqiptarja në Turqi rrëfen panikun: Në duart e Zotit, çdo 1 minutë ka tërmet

Rudina Ajazi, shqiptarja e cila banon në Turqi rrëfeu në “Now me Erla Mëhillin” tmerrin e përjetuar që pas tërmetit të parë të të hënës në Turqinë juglindore.

Ajo tha se çdo 1 minutë ka tërmet dhe e vetmja gjë që iu ka ngelur tani është besimi në Zot.

“Jemi në duart e Zotit. Është panik i madh. Sado që jemi pak larg nga zona e tërmetit kam shumë frikë dhe vetëm presim tani,” – tregoi Ajazi mes lotëve.

Një tërmet tragjik goditi Turqinë mëngjesin e së hënës duke shkaktuar mbi 2700 viktima dhe mijëra të plagosur.

Epiqendra e tërmetit ishte rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep, tha Shërbimi Gjeologjik amerikan.

Bëhet me dije se ka pasur edhe tërmete pasuese, përfshirë edhe një me magnitudë 7.5 ballë të shkallës rihter.

Ekipet e emergjencave po punojnë për nxjerrjen e personave që ndodhen nën rrënoja dhe që mendohet të shkojnë në disa qindra./Euronews Albania

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *