Shqiptari ndjek ish të dashurën, e godet me thikë në kokë dhe gjoks mes qindra kalimtarëve

Një grua në Itali, në rrugën La Spezia, është sulmuar me thike nga ish-partneri i saj me origjinë shqiptare, me të cilin ka dhe dy fëmijë. Ajo ndodhet në spital me plagë të thella në gjoks dhe kokë.

Sipar raportimeve nga mediat italiane bëhet e ditur se shqiptari e ka kërcënuar atë me thikë, dhe ajo për të shpëtuar është futur në autobus, i cili ndaloi pranë tyre pasi aty ishte stacioni.

Ai e godet dhe e tërheq zvarrë në rrugë, ndërsa kalimtarët janë tmerruar. Në momentin që ka ndodhur ngjarja, shoferi i urbanit ka lëshuar alarmin dhe shqiptari menjëherë është arrestuar, pa rezistencë nga ana e tij.

Gruaja nuk është në rrezik për jetën. Ajo iu nënshtrua menjëherë trajtimit nga mjekët në ambulancë dhe ata në spital shmangën komplikacionet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *