Një shqiptar ka humbur jetën në vendin e punës në Itali.
Sipas raportimeve të shtypit italian, Edison Malaj, 54 vjeç ishte në punë me punëtorë të tjerë në sheshin e ish-kantinave sociale të Frascineto, kur, për arsye që do të konstatohen, pllaka që po transportohej nga vinçi u shkëput duke e goditur drejtpërdrejt mbi kokë.
Pavarësisht transportit në spital dhe ndërhyrjes së mjekëve, Edison Malaj nuk ka mundur të mbijetojë nga plagët e marra. Prokuroria ka nisur një hetim për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes në fjalë.