Shqiprim Arifi: Albin Kurti është person ‘non grata’ në ShBA

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka bërë një deklaratë të fortë duke thënë se kreu i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti është shpallur “Non Grata” nga SHBA, edhe pse kjo gjë nuk është bërë zyrtare ende.

Në një intervistë për Euronews Albania, Arifi nënvizoi se Kurti nëpërmjet formave të ndryshme ka bërë politika që kanë qenë në dëm të shqiptarëve të Preshevës.

“Për mua ka qenë e qartë që kjo marrëveshje do të realizohet. Pikëpamjen ia tregova dhe Osmanit. Albin Kurti në SHBA edhe pse nuk është zyrtarizuar është një person ‘non grata’. Mirëpo ne kërkojmë vazhdimësi, që të kemi të drejta nga qeveria dhe Kushtetuta e Kosovës.

Duhet të jetojmë të lirë, në bazën e perspektiva ekonomike, të përdorim simbolet kombëtare. Kam qenë gjithmonë kritik ndaj vetëvendosjes. Në tre vitet e fundit Kurti në forma të ndryshme ka ndërhyrë në dëm të shqiptarëve të Luginës së Preshevës”- tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *