Moti i keq që ka përfshirë Shqipërinë ka shkaktuar vdekjen e dy personave, ndërkohë kanë vazhduar reshjet e dendurat të shiut dhe stuhitë edhe gjatë orëve të natës, raporton (AA).
Pas operacioneve të kërkimit, janë gjetur trupat e pajetë të babë e bir, të cilët gjatë ditës së djeshme i mori rrjedhja e ujit në automjetin më të cilin udhëtonin në territorin e Bashkisë Malësi e Madhe, në Qarkun e Shkodrës.
Sipas njoftimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, trupat e pajetë janë gjetur pas 16 orë kërkimesh intensive, gjatë pasdites së djeshme, gjatë natës dhe gjatë mëngjesit të sotëm.
Shqipëria është përfshirë nga moti i keq në orët e fundit, me reshje të dendura shiu dhe stuhi, që ka vazhduar edhe gjatë orëve të natës.
Situata më problematike është në Qarkun e Shkodrës, ku ka patur edhe përmbytje në disa lagje dhe në sipërfaqet bujqësore, si dhe probleme në akset rrugore. Reshjet kanë shkaktuar probleme edhe në qarqet Lezhë e Dibër.
Për përballimin e situatës dhe ndihmën ndaj qytetarëve janë angazhuar edhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe institucione të tjera.