Sot fillon zyrtarisht Festivali i 67-të i Eurovision-it, me gjysmëfinalen e parë që zhvillohet drejtpërdrejt nga Liverpool-i.
Pesëmbëdhjetë shtete do të marrin pjesë në spektaklin e mbrëmjes së sotme, teksa dhjetë prej tyre kualifikohen në finalen e madhe të së shtunës, ku do të vendoset fituesi i Eurovision 2023.
Përfaqësuesja e Shqipërisë këtë vit është këngëtarja Albina Kelmendi me familjen e saj me këngën “Duje”, ata pritet të performojnë në gjysmëfinalen e dytë.
Kënga me të cilën do të përfaqësohet Shqipëria në Eurovision jep një mesazh të fortë për rëndësinë e familjes, shkruan BBC.
Për familjen shqiptare, media shkruan se mbart një mesazh shumë të fortë për rëndësinë e familjes dhe pranimin e njerëzve.
Teatrale dhe dramatike, kënga shqiptare mbart një mesazh të fortë për rëndësinë e familjes dhe pranimin e njerëzve që doni për atë që ata janë”, shkruan media britanike.
Vokali mbresëlënës dhe harmonitë ballkanike ndërtohen në një kor tërheqës, me Albinën e shoqëruar në skenë nga pesë anëtarë të familjes së saj, përfshirë nënën dhe babain e saj”, shton BBC.