Shqipëria ka shënuar edhe golin e katërtë kundër Çekisë.
Golin e katërtë e ka shënuae Arbnor Muja, shkruan Gazeta Sinjali.
Golin e tretë e ka shënuar sërish Taulant Seferi.
Ky i fundit e shënoi edhe golin e dytë
Ndërsa të parin e ka shënuar Jasir Asani
Kombëtarja e Shqipërisë po zhvillon sonte njërën nga tre finalet e mbetura të kualifikimeve për EURO 2024.
Kombëtarja shqiptare i prin grupit E me 10 pikë, e pasuar nga Çekia me 8 pikë – e cila ka një ndeshje më pak të zhvilluar dhe Moldavia me po aq pikë e treta por me totalin e ndeshjeve të luajtura, gjersa Polonia e katërta me 6 pikë, me të fundit Ishujt Faroe e kuotuar me vetëm një pikë.
Për Shqipërinë, sigurisht se kjo mund të konsiderohet ndeshja më e rëndësishme e tyre në këto kualifikuese, pasi me një triumf potencial sonte, do të shkëputeshin edhe më shumë në kreun e tabelës, duke e bërë këtë ndaj kundërshtarit direkt për vendin e parë.
Shqipëria në këto kualifikuese ka një bilanc prej 3 fitoreve, një barazimi e një humbje pas 5 ndeshjeve të zhvilluara.