Shqetësuse| Një nga speciet më pushtuese në botë arrin në Europë

Milingona e kuqe e zjarrit, një nga speciet më pushtuese në botë, është gjetur në Europë për herë të parë, sipas një studimi të ri.

Milingona, e cila ka emrin shkencor Solenopsis invicta, është nga Amerika e Jugut, por është përhapur në pjesën më të madhe të Shteteve të Bashkuara, Meksikës, Karaibeve, Kinës dhe Australisë gjatë shekullit të kaluar.

Këto insekte mund të jenë agresive kur shqetësohen dhe thumbojnë, duke shkaktuar irritim dhe reaksione alergjike. Milingona mund dëmtojnë gjithashtu të korrat dhe bimët.

Studiuesit thonë se kanë zbuluar 88 fole të këtyre milingonave në Sicili, Itali.

“S. invicta është një nga speciet më të këqija pushtuese. Mund të përhapet në mënyrë alarmante shpejt,” tha autori kryesor i studimit Mattia Menchetti në një deklaratë.

“Gjetja e kësaj specie në Itali ishte një surprizë e madhe, por ne e dinim se kjo ditë do të vinte”, tha Menchetti.

Ndërsa milingonat e kuqe të zjarrit ishin zbuluar në produkte të importuara në Spanjë, Finlandë dhe Holandë, një koloni nuk ishte konfirmuar kurrë para këtij studimi ndërkohë që është e paqartë se si apo kur kanë arritur atje.

Analiza gjenetike e milingonave zbuloi se ato me shumë gjasa ishin përhapur nga Shtetet e Bashkuara ose Kina, ku Solenopsis invicta është gjithashtu një specie pushtuese. Milingonat së shpejti mund të përhapen në të gjithë Europën, paralajmëruan studiuesit, pasi 7% e kontinentit, duke përfshirë zona të mëdha urbane si Barcelona, Roma, Londra dhe Parisi, ka një klimë që është e përshtatshme për speciet.

Këto specie i kushtojnë botës të paktën 423 miliardë dollarë çdo vit, sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *