Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka treguar me shqetësim se mosha mestara e policëve kosovarë është 47 vjet.
Kjo dëshmon se Policia e Kosovës po plaket, shkruan Neutral.al
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka folur për kërkesën që partia e saj e ka parashtruar në lidhje me pensionimin e parakohshëm të zyrtarëve policorë.
“Ne kemi policë që kanë probleme të mëdha shëndetësore, që mezi presin që ky ligj të votohet”, tha Musliu.
Sipas nismës së PDK-së, nëse ajo do të miratohej, policët do të mund të pensionoheshin në moshën 55 vjet./Neutral.al/