Shqetësuese: I mituri kapet me thikë në oborrin e shkollës ‘Hivzi Sylejmani’ në Fushë Kosovë

Mbajtja e armëve nga të miturit tashmë është bërë dukuri që po shqetëson prindërit dhe shoqërinë, mirëpo kjo dukuri duket se i ka prekur edhe fëmijët, shkruan Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë, sa shqetësues aq edhe alarmant është zbuluar dje në oborrin e shkollës së mesme ‘Hivzi Sylejmani’ në Fushë Kosovë, ku një i mitur është kapur  me një mjet të mprehtë që po e mbante me vete.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë sekuestruar thikën e 17-vjeçarit.

Nxënësi është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, prokurori ka urdhëruar që rasti të iniciohet ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *