Para disa javësh në një shtëpi në fshatin Leletiq të Lipjanit pati ndodhur një shpërthim ku janë lënduar rëndë dy persona, një grua dhe një burrë.
Të shtunën, lëndimeve të rënda nuk mundi t’u mbijetoi gruaja, një shtetase e huaj.
E të hënën, vdiq edhe burri.
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM/Fsh. Leletiq, Lipjan 05.09.2023 – 07:40. Lidhur me rastin është raportuar se me datën 18.09.2023 rreth orës 19:17 viktima mashkull kosovar i cili ka qenë në trajtim mjekësor në QKUK ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin e PK-së.
Sipas Policisë me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.