Një zjarr i madh ka shpërthyer dje në xhaminë e vjetër në Komunën e Mamushës, ku për pasojë një pjesë e saj është djegur, në rrethana akoma të paqarta, raporton Gazeta Sinjali.
Incidenti i zjarrit është raportuar në orët e pasdites dhe menjëherë kanë intervenuar njësitë përkatëse, me ç’rast është lokalizuar zjarri.
Sinjali ka mësuar se nuk raportohet për të lënduar dhe janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Policia, ndërkohë që lidhur me rastin është deklaruar kryetari i komunës, Abdulhadi Krasniç.
Ai ka njoftuar lidhur me rastin dhe është shprehur se nuk dihet akoma shkaktari i zjarrit.