Shpërthen në lot veterani i UÇK-së, kunati i ministres Haxhiu: Çmimi i ikjes nga Kosova qenka shumë i madh

Ish-ushtari i UÇK-së dhe aktivisti politik i Vetëvendosjes, Dardan Krasniqi është detyruar që ta lëshojë vendlindjen e tij për të gjetur jetë më të mirë në mërgim. Ai ka bërë të ditur se nesër do të fluturojë drejt Finlandës.

Krasniqi është paraqitur në gjendje të rënduar emocionale dhe ka shpërthyer në lot kur është pyetur për vendimin e tij.

“Kërkoj falje për arsye se… me të vërtetë ndihem keq, por kjo është jeta… nuk kemi derdhë lot, kemi këndu kur na u kanë vrarë shokët e luftës, por çmimi i ikjes qenka shumë i madh”, ka thënë Krasniqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *