Çdo ditë në Policinë e Kosovës raportohen raste të dhunës në familje, ku kryesisht viktima janë gratë që pësojnë nga bashkëshortët e tyre. Por ndryshe ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, në rrugën “Avdullah Bugari” të Rahovecit. Këtë herë në rast janë përfshirë dy kunata.
Burimet nga Prokuroria kanë bërë të ditur se njëra prej tyre e ka denoncuar tjetrën për dhunë fizike pas një mosmarrëveshje të momentit.
Ngjarja ka ndodhur në orët e mesditës, kur e dyshuara L.M., si pasojë e një zënke në shtëpinë e tyre, ka sulmuar fizikisht kunatën e saj, duke e goditur me dorë, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime.
Përballë kësaj situate, viktima e ka raportuar kunatën në Polici, me ç’rast njësitet policore kanë shoqëruar palët në stacion, për t’i marrë deklaratat në lidhje me rastin.
Ndaj të dyshuarës, Prokuroria ka marrë vendim për nisjen e hetimeve për veprën penale “dhunë në familje”, kurse viktima është dërguar të familja e saj.