Shpërndarja e faturave pa zarfe, paralajmërohen gjoba deri në 20-40 mijë euro

Nga 20 mijë e deri në 40 mijë euro parashihet që të jenë gjobat për ndërmarrjet publike të cilat bëjnë shpërndarjen e faturave pa i futur ato në zarfe.

Kështu ka bërë të ditur për Ekonomia Online, komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi (AIP), Krenare Sogojeva Dermaku.

Ajo ka kërkuar nga to që shpërndarjen e faturave ta bëjnë duke i vendosur në zarfe, në mënyrë që personat tjerë të mos kenë qasje tek to.

Komisionerja e AIP-së, ka thënë se do të bëjnë inspektim se a është duke u respektuar kjo rregullore, dhe sipas asaj, nëse gjejnë shkelje ndërmarrjet mund të dënohen nga 20-40 mijë euro minimalja dhe nëse shkeljet janë të vazhdueshme gjoba mund ta mbyllë edhe ndërmarrjen.

“Ka qenë shqetësim i qytetarëve vazhdimisht që ne i kemi dëgjuar përfshi edhe vetë neve. Po ashtu ka qenë kërkesë e Kuvendit qysh ne raportimet e mia të para Komisionit për Siguri. Ishte momenti ky që ne kemi takuar të gjitha ndërmarrjet publike dhe në veçanti, përveç të tjerash i kemi kërkuar që faturat të zarfohen, faturat të mos lihen më në ambiente ku mund të kenë qasje personat e pa autorizuar. Rezistencë në kuptimin papajtueshmëri nuk ka pasur, kanë paraqitur problemet e tyre teknike por edhe financiare, mirëpo gjithsesi ne tash e kemi lëshuar qarkoren e kemi përcaktuar një afta dhe brenda afatit presim që të reflektojnë këto ndërmarrje publike. Po që se nuk do të reflektojnë, mbi bazën e ligjit dhe autorizimeve ligjore që i kemi do të ndërmarrim veprime”.

“Jo nuk do të shqiptohet gjobë para se të bëhet inspektimi do të bëhet inspektimi pastaj edhe do të shqiptohet gjoba nëse është e nevojshme. Gjoba fillon prej 20 mijë euro e përfundon varësisht prej shkeljes që behët, do të thotë deri në 40 mijë është ky limit për një shkelje, por nëse e gjejmë shkeljen e dytë, tret e të katërtën e kështu me radhë normalisht është kumulative dhe mund të jete një gjobë që mund ta mbyllë edhe ndonjë ndërmarrje e të mos flas për bizneset”, ka thënë ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *