Shpat Kasapi ishte pjesë e emisionit “Kendiv”, këtë të shtunë. Ai foli për periudhën kur po shijonte famën e madhe dhe tha se ndonjëherë ishte edhe e bezdisshme.
“Nuk kisha privatësi, nuk më mungon ajo famë”, u shpreh këngëtari.
U ndal edhe te familja, bashkëshortja e tij Selvija dhe djali Roel.
Sipas tij, jeta ndryshon shumë kur martohesh, por që këtë duhet ta shijojë secili.