Shoqërohen në stacion policor 21 persona të përfshirë në një incident të ndodhur në Podujevë 

Sot rreth orës 15:00, në Podujevë, pas një ndeshje futbolli,  tifozët e ekipeve janë përleshur duke përdorë/gjuajtur  mjete të forta.

Si pasojë e përleshjes deri tani është raportuar se janë lënduar 2 zyrtarë policor, të cilët ishin në detyrë, të angazhuar për menaxhimin e situatës. 

Ndërsa nga ana e tifozëve, deri tani është raportuar për tre të lënduar.

Bazuar në të dhënat fillestare, ngjarja ka filluar në stadium, ku janë shkaktuar dëme materiale, (dëmtim i ulëseve), më pas ka vazhduar në rrugët “Besnik Restelica” dhe “Zahir Pajaziti”, ku janë dëmtuar tri vetura dhe një autobus.

Pas vënies nën kontrollë të situatës, policia në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisë një hetim për ngjarjen.

Hetuesit policor në vazhdimësi janë duke  ndërmarrë veprime hetimore me qëlim të identifikimit dhe procedimit  e të gjithë të dyshuarve të përfshirë në këtë ngjarje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *