Një denoncim i përmasave të pabesueshme ka mbërritur pak më parë në redaksinë tonë nga qyteti i Pogradecit. Një qytetar ka denoncuar se si policët e Bashkisë Pogradec në bashkëpunim me persona të tjerë vjedhin ndihmat e ardhura si dhuratë nga donatorët e huaj.
Sipas pamjeve filmike dhe denoncimit të ardhur në redaksinë e Joq Albania, një polic bashkiak i quajtur Armand V. nxjerr ndihmat nga dritarja dhe të njohurit e tij mbushin makinat plot. Sipas qytetarit janë mbushur plot 3 makina me ndihma.