Në Shqipëri, ka shumë vajza ekranesh dhe instagrami, për të cilat askush nuk e ia di punën e vërtetë, por që bëjnë një jetë luksoze. Shpeshherë i shohim në Dubai, Maldive dhe vende të tjera të botës.
Kur komentohet se çfarë pune bëjnë për të pasur këtë jetë luksoze, fillojnë indinjimet dhe duket sikur po sulmohen. Megjithatë, qytetarë të shumtë komentojnë në postimet e këtyre vajzave se meshkujt me lekë janë ata që i mbajnë dhe këto të fundit i binden për çdo gjë.
Rasti i skandalit në Dubai me Porta Potty, tregoi edhe njëherë se pas jetës luksoze të vajzave të instagramit fshihet diçka “e pistë”, në të gjitha këndvështrimet.
Mirëpo është denoncuar edhe për një vajzë të njohur ekranesh shqiptare, por që qytetari ka zgjedhur që të japë vetëm inicialet.
Një i ri nga Tirana ka treguar se ka parë vajzën e njohur të instagramit dhe të ekranit me inicialet K.K, që është dhunuar brutalisht nga një burrë në apartamentin përballë fakultetit ekonomik në Tiranë.
Ai tregon se dhuna ishte e tmerrshme dhe gjithçka kishte ndodhur për punë lekësh. Vajza ka një “Range Rover” dhe në apartamentin që është dhunuar ka postuar edhe një video duke kërcyer.
Qytetari shkruan se e gjitha ngjarja është dëgjuar edhe nga fqinjët e tjerë, por askush nuk ka reaguar, pasi kanë pasur frikë.