Mbrëmjen e djeshme u regjistruan të shtëna armësh në autostradën Rrëshen-Kukës, në Fan të Mirditës.
Personi i plagosur është identifikuar si shtetasi Martin Prenga.
Sipas policisë shkak i ngjarjes dyshohet të ketë qenë një konflikt i çastit mes 51-vjeçarit dhe 2 personave të tjerë.
Njoftimi i policisë:
Mirditë / Informacion paraprak
Në Urgjencën e Spitalit Rajonal Rrëshen është dërguar për ndihmë mjekësore, i plagosur me armë zjarri shtetasi M.P. 51 vjeç, banues në Klos, Mirditë.
Nga hetimet e paraprake dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur në autostradën Rrëshen -Kukës, në Fan, Mirditë pas një konflikti të çastit të shtetasit M.P. me dy shtetas të tjerë të cilët janë shpallur në kërkim dhe punohet intensivisht për kapjen e tyre, por për shkak të hetimit, nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera për identitetet e tyre.
Vazhdojnë veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.