Shokuese: Djali shqiptar që vrau babain e tij nuk po flet para policisë, ende nën efektin e alkoolit…

Një ngjarje tejet e tmerrshme ka ndodhur në Divjakë të Shqipërisë.

Sipas raportimeve nga mediat në Shqipëri, një person i dehur ka vrarë babain e tij, shkruan Neutral.al.

Mediumi “ABC Neës” bën me dije se dorasi është Andrea Stafa që vrau babain e tij, Mitër Stafa.

E gjithë ngjarja besohet të ketë ndodhur pasi babai i kishte kërkuar llogari djalit të tij se pse kishte pirë alkool.

Gjatë kohës së ngjarjes tragjike, në banesë ishte dhe djali tjetër i viktimës, që është invalid.

Personi që gjeti trupin e pajetë të babait, ishte djali i tretë. Pas ngjarjes, dorasi ende nuk ka folur para policisë, kjo për shkak se ai ende është nën efektin e alkoolit./Neutral.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *