SHOKUESE: Digjen varrezat në fshatin Llaushë të Podujevës

Varrezat në fshatin Llaushë të komunës së Podujevës të dielën rreth orës 14:00 janë përfshirë nga zjarri, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se rasti është denoncuar nga një grua, familjarët e së cilës janë të varrosur në atë pjesë.

Ajo ka deklaruar se nuk dyshon se zjarri është vënë aksidentalisht dhe s’e ka bërë të ditur vlerën e dëmit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente, me ç’rast Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e rastit.

Me vendim të prokurorit rasti është iniciuar ‘Zjarrvënie’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *