Gjendja me Covid 19 në Kosovë po vjen duke u përkeqësuar çdo ditë e më shumë.
Në 24 orët e fundit janë zbuluar 871 raste të reja pozitive, raporton Ministria e Shëndetësisë, shkruan Neutral.al
Ndërsa janë shëruar 341 persona. Fatmirësisht, asnjë person nuk ka vdekur si pasojë e Covid 19 në 24 orët e fundit.
Kurse, 253 persona janë vaksinuar në 24 orët e fundit. Numri i rasteve aktive shkon në 3263./Neutral.al/