Komuna e Prishtinës do të investojë 50 mijë e 756 euro në modernizimin e semaforëve në kryeqytet.
Të premten Kuvendi Komunal ka njoftuar për dhënien e kontratës dy kompanive “Grup i Operatorëve Ekonomik Bahri Asllani” dhe “Lasemaforica s.r.l”, për ndërtimin e semaforëve, modernizimi dhe ndërtimin e paneleve ndriçuese.
E semaforëve në kryeqytet përveç ndërtimit të ndriçuesve do të iu vendoset edhe matësi i shpejtësisë së veturave.
Kjo gjë është bërë e ditur përmes Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, ku thuhet se është bërë dhënia e kontratës me përshkrim “Ndërtimi i Semaforëve modernizimi ,ndërtimi i paneleve ndriçuese dhe matësve të shpejtësisë”.
Ndryshe kjo kontratë ka kohëzgjatjen për 36 muaj, ndërsa nënshkrimi i kantatës do të bëhet nesër (12 korrik) sipas këtij njoftimi.
Më poshtë gjeni kontratën e plotë: