Tre këngëtar të dashur dhe shumë të pëlqyer nga publiku.
Bëhet fjalë për Shkurte Gashin, Nora Istrefin dhe reperin Bardhi të cilët kanë bashkuar forcat dhe po vijnë me një bashkëpunim, shkruan gazeta Neutral.
Kanë qenë menaxhmentet e artistëve ata që e kanë bërë të ditur së pari këtë duet, pastaj edhe vetë këngëtarët.
Ky projekt nuk ka datë të caktuar se kur do të vie dhe as detaje të tjera nuk janë bërë të ditura, por siç duket një ‘hit’ i verës po vjen.