Shkuan në Turqi për t’u shëruar, rreth 300 njerëz mbetën nën rrënoja të Spitalit

Ishte dikur një vend ku njerëzit  shkonin për t’u ndihmuar dhe shëruar. Por njësia e kujdesit intensiv në spitalin Iskenderun Devlet Hastanesi u kthye në rrënoja kur tërmeti goditi mbi të më shumë se një javë më parë.

Punonjësit e shpëtimit në vend kanë thënë se besojnë se 300 njerëz ishin brenda – staf, pacientë, vizitorë. Por, që ende nuk  mund të thuhet se sa mbijetuan, shkruan BBC.

Zemërimi këtu po rritet, jo vetëm sepse shumë këtu kanë parë një raport ndërtimi nga faqja e internetit e ministrisë së shëndetësisë. Në të kuqe shkruan “testi i rezistencës ndaj tërmetit doli negativ”.

Gjithashtu, familje të tjera po qëndrojnë në bazën e kantierit, të mbuluara nga pluhuri, ndërsa gërmuesit e analizojnë materialin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *