“Shkoni në Arabi kujt si pëlqen Evropa” – Gëzim Kelmendi s’lenë gjë pa i thënë Rron Gjinovcit, përdor fjalë të rënda…

“Kujt si pëlqen Kosova, Evropa, urdhnoni në Arabi”, ishin fjalët e Rron Gjinovcit, për të cilat reagoi me gjuhë të rëndë kryetari i partisë Fjala, Gëzim Kelemendi.

Një video është bërë virale dje në rrjetet sociale në Kosovë e në Shqipëri, ku nga pamjet e publikuara shihet një vajzë teksa argëtohet me dy djem në një klub nate në Shqipëri. Analisti Rron Gjinovci i quajti skandalozë dhe primitivë personat që e kritikojnë vajzën në fjalë.

Pas komenteve të shumta që mori, Gjinovci u reagoi ndjekësve të tij duke u thënë “Kujt si pëlqen Kosova, Evropa, urdhnoni në Arabi”.

Kelmendi përmes një shkrimi në Facebook tha se këto fjalë i kishte thënë edhe Aleksandar Rankoviq e Sllobodan Millosheviq.

Kelmendi thotë se është i mësuar me reagimet e tyre dhe kurrë nuk është dorëzuar, andaj sipas tij, mbrojtja e moralit ka qenë gjithmonë vlerë dhe virtyt i popullit tonë.

Postimi i plotë i Gëzim Kelmendit:

“Shkoni në Arabi, shkoni në Turqi” kishte thënë edhe Rankoviqi, edhe Millosheviqi, edhe Mladiqi e Karaxhiqi!

Një popull nuk e shkatërron rënia e ekonomisë, por e shkatërron rënia e moralit.

Të gjitha pushtetet e pasluftës edhe ky i fundit në Kosovë, punuan që rinia jonë të zhveshet nga vlerat morale. Dhe kjo në emër të “emancipimit dhe demokracisë”.

Kur dikush nga qytetarët e kundërshton shthurjen dhe degjenerimin, vjen reagimi i famshëm i disa oponentëve “shkoni në Arabi”.

“Shkoni në Arabi, shkoni në Turqi” kishte thënë edhe Rankoviqi, edhe Millosheviqi, edhe Mladiqi e Karaxhiqi.

Por, ku janë ata sot?

Ne jemi mësuar me reagimet e tyre, por kurrë nuk jemi dorëzuar.

Mbrojtja e moralit ka qenë gjithmonë vlerë dhe virtyt i popullit tonë.

Gëzim Kelmendi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *