Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë sonte ndeshjen ndaj Zvicrës, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim prej orës 20:45.
Siç dihet, të gjitha biletat janë të shitura për këtë përballje – andaj tash e disa ditë ka bileta që po qarkullojnë në tregun e zi.
Mediumi i njohur zviceran “Blick” ka shkruar sot se çmimi i biletave në tregun e zi po shkon deri në 500 euro.
Kërkesa është ende e madhe. Vendasit thonë se tregu i zi po lulëzon. Biletat tani kushtojnë deri në 500 euro. Biletat kushtuan fillimisht 10 euro – një në zonën VIP kushtoi 80 euro. Paga mesatare mujore në Kosovë është rreth 300 euro”, shkroi mes tjerash “Blick”.