Prof. Dr. Gülbanu Canbaloğlu nga Departamenti i Gastroenterologjisë pranë Universitetit Medipol Mega në Turqi, duke theksuar se iftari nuk duhet konsumuar shpejtë, tha se sinjali i ngopjes i transmetohet trurit mesatarisht për 20 minuta, ndërkaq për një iftar të shëndetshëm ushqimi nuk duhet të mbarohet para 45 minutave.
Sipas një njoftimi nga universiteti, Canbaloglu thekson se mes imsakut dhe iftarit ka një periudhë prej 14-15 orësh uri, ndërsa tërhoqi vëmendjen për rëndësinë e një syfyri të mjaftueshëm dhe të ekuilibruar për një ditë produktive.
Sipas saj, nuk duhet të konsumohet një vakt i ngarkuar në iftar, ndërkaq vakti i syfyrit nuk duhet të jetë i rëndë pasi “shpejtësia e metabolizmit në mbrëmje bie dhe rritet rreziku i shtimit të peshës”.
Për të përforcuar sistemin imunitar, Canbaloglu thotë se duhet konsumuar 2 deri 2,5 litra ujë, ushqime që përmbajnë vitamin C, vitamin D, omega 3, probiotikë, si dhe erëza të tilla si xhenxhefil e shafran i Indisë.
Canbaloglu thekson se konsumimi i shpejtë i iftarit mund të shkaktojë sëmundje si presion të gjakut, rritje të sheqerit dhe çrregullime të stomakut.
“Iftari nuk duhet ngrënë shpejtë. Sinjali i ngopjes i transmetohet trurit mesatarisht për 20 minuta. Për një iftar të shëndetshëm ushqimin mos e mbaroni para 45 minutave. Shmangni ushqime të rënda në syfyr, sepse shpejtësia e metabolizmit në mbrëmje bie dhe rritet rreziku i shtimit të peshës”, shtoi ajo./AA