Analisti Shkëlzen Gashi ka deklaruar mbrëmë se paraqitja e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Gjykatën Speciale të Hagës nuk ishte siç ai ka pritur.
Sipas tij, në gjykatë nuk mund të mbrohesh “bash lehtë”.
“Me pas nis kështu Albin Kurti në Pozharevc ish dashur të thotë unë e njoh gjyqin e Serbisë, Kosova është zemra e Serbisë më lironi tash”, tha ai.
Madje, Gashi e ka quajtur Kurtin car për këtë deklaratë dhe veprim të bërë në kohën sa kishte qenë burgun e Serbisë.
“Po cari ka shkuar aty dhe ka thënë nuk e njoh Gjyqin e Serbisë, unë e njoh vetëm gjyqin e Republikës së Kosovës”, u shpreh ai.
“Kështu mbrohet Kosova dhe UÇK-ja. E jo kështu 22 vjet si skiftera në Kosovë, tash shkojnë atje as pula nuk janë, zogj që më vike marre”, u shpreh ai, teksa shtoi se është bërë shumë mirë që është themeluar Gjykata Speciale.
“Duhet të bëjmë ç’mos, me u mundu me mish e me shpirt që të mos lejohet njollosja e UÇK-së. Duket të shkëputet UÇK-ja prej individëve të cilën kanë mundur të bëjnë shkelje të rregullave të së drejtës humanitare. Le të bashkëpunojë Gjykata me Serbinë e Kinën nuk ka lidhje kush çon atje dëshmi. Gjyqtarët vijnë nga Amerika, Gjermania e Britania e Madhe. Nëse janë shpifje ato që thuhen, ata do t’i largojnë, pse duhet të shqetësohemi”.