Asgjësimi i tyre është bërë në kuadër të Programit Kosovar për Siguri, në bashkëpunim me UNDP.
Zyrtarë të UNDP-së dhe Policisë së Kosovës theksuan se sa e nevojshme është që të ketë një ambient të sigurt për qytetarët, duke potencuar se përdorimi i tyre cenon sigurinë.
Procesi i shkatërrimit përfshin shkrirjen e mbi 1500 armëve të llojeve dhe kalibreve të ndryshme, të konfiskuara nga operacione te ndryshme të Policisë në të gjithë territorin e Kosovës.
Armët e shkrira do të shfrytëzohen për prodhimin e kapakëve të pusetave