Shkarkohet kryeshefi i “Trainkosit”, Gelor Shala

Bordi i ndërmarrjes “Trainkos” ka marrë vendim për shkarkimin e kryeshefit ekzekutiv të kësaj ndërmarrje, Gelor Shala, i cili mbante këtë pozitë për vite me radhë.

Kështu kanë bërë me dije burimet e Sinjalit dhe kanë njoftuar se ndër arsyet për shkarkimin e Shalës ishte mungesa e performancës në vazhdimësi, si dhe neglizhenca e detyrave financiare dhe plani për arritjen e objektivave të ndërmarrjes.

Kujtojmë se Shala ka qenë kryeshef i “ndërmarrjes “Trainkos” që nga viti 2014, teksa në vitin 202 i ishte vazhduar mandati për pesë vite të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *