Shkak i motit të nxehtë e moshuara ishte duke u mbytur, momenti kur shpëtohet…

Vala ekstreme e të nxehtit dhe përmbytjet janë dy fenomenet natyrore me të cilat po përballet bota sot.

Deri tani në SHBA kanë humbur jetën 30 persona për shkak të përmbytjeve që kanë përfshirë një pjesë të vendit.

Ndërkohë që në video shihni momentin kur një 93-vjeçare shpëtohet ndërsa gjendej e zhytur në ujë brenda banesës së saj.

Ngjarja ka ndodhur në Kentaki, ku një e  moshuar ishte izoluar brenda banesës së saj e cila ishte mbushur me ujë.

Në ndihmë të 93-vjeçares kanë shkuar ekipet e shpëtimit të cilët kanë bërë të mundur që e moshuara të dalë shëndoshë e mirë.

Bashkë me të janë shpëtuar edhe nipi dhe kunati i saj të cilët ndodheshin në të njëjtën zonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *