Shiu i rrëmbyeshëm, bllokohet ky qytet i Kosovës…

Ditën e djeshme në vendin tonë kanë rënë temperaturat, me ç’rast ka pasur edhe reshje të shiut, në disa pjesë të Kosovës.

Këto reshje shihen se kanë përfshirë edhe rajonin e Fushë-Kosovës.

Magjistralja Fushë-Kosovë/ Prishtinë, sipas informacioneve nga sinjalizuesi është bllokuar nga reshjet e shiut, megjithatë nuk janë marrë masa nga komuna.

Kujtojmë se moti i vranët dhe me shi, është paralajmëruar edhe ditëve në vijim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *