Ditë më parë Ledri dhe Melinda kanë zbuluar se po e sjellin bashkëpunimin e tyre të parë.
Nuk vonoi shumë dhe Melinda tregoi se sot do lansojnë këngën që është në bashkëpunim me Ledri Vulën e sigurisht kënga është e shoqëruar me videoklip.
“A m’ke dasht” titullohet projekti muzikor më i ri që bëri bashkë dyshen e dashur të publikut
Melinda ka publikuar imazhe të shkëputura nga xhirimet e klipit, teksa shfaqet plot stil.
E veshur me një fustan të shkurtër shumëngjyrësh dhe me pupla, Melinda përshtati ‘look-un’ me një palë sandale me taka ngjyrë të gjelbër dhe syze dielli ngjyrë të kaltër.
Fokusi në foto padyshim ishin format e saj trupore.
“Papagalli po thotë që nesër në ora 19:00 del kënga e re ‘A m’ke dasht”, është shprehur Melinda sipër fotografive.