Sherr në Londër, vritet një 27-vjeçar shqiptar

Një 27-vjeçar me origjinë shqiptare është gjetur i pajetë pranë stacionit të metrosë në Londër. Bëhet fjalë për Lumturi Zeqiraj. Mediat e huaja, bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur pak para orës 23:00 të së dielës (16 tetor), në një rrugë jashtë një stacioni metroje në Londrën Lindore.

Sipas medieve lokalepër arsye ende të paditura shqiptari është përleshur me një person tjetër, i cili ka mbetur i plagosur gjatë sherrit.

Aktualisht i plagosuri po merr ndihmë mjekësore në spital, ndërsa identiteti i tij nuk është bërë ende i ditur.

Asnjë arrestim nuk është bërë dhe personi përgjegjës për sulmin është ende i lirë dhe policia tha se ka një sërë pistash të ndryshme.

Inspektori Adam Callaghan tha: “Hetimi ynë po ecën me ritëm dhe ne po ndjekim një sërë linjash hetimi. Prioriteti ynë është gjetja e personit përgjegjës dhe gjetja e drejtësisë për viktimën dhe familjen e tij”.

Familja e Lumturi Zeqiraj është informuar dhe do të bëhet ekspertiza pas vdekjes. 

Oficerët e mjekësisë ligjore kanë qenë në vendin e ngjarjes duke i mbledhur provat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *